Shumë zbulime janë bërë në ëndrra

Shumë zbulime janë bërë në ëndrra

Ëndrrat janë misterioze dhe shumë pak të shpjeguara prej shkencës.

Por, këtu janë disa fakte që ndoshta nuk i keni dëgjuar kurrë për ëndrrat, transmeton rtv21.tv.

1. Nuk mundeni të lexoni dhe as të tregoni orën gjatë kohës që ëndrroni
Nëse nuk jeni të sigurt nëse jeni në ëndërr apo jo provoni të lexoni diҫka. Shumica e njerëzve nuk mund të lexojnë kur janë duke ëndërruar. E njëjta është edhe për tregimin e kohës, sa herë që shikoni orën në ëndërr do të tregojë kohë tjetër dhe akrepat e orës nuk do të vërehen duke lëvizur.

2. Ëndrrat me vetëdije
Ka shumë njerëz që kanë praktikuar ëndrra me vetëdije. Duke përdorur teknika të ndryshme njerëzit kanë mësuar të kontrollojnë ëndrrat dhe duke bërë gjëra të mrekullueshme në to si fluturimi ose shkimi në një dimension tjetër dhe kthimi pas në kohë .

3. Shumë zbulime janë bërë në ëndrra
Shumë njerëz kanë bërë shpikje të mëdha me idetë që kanë pasur në ëndrra, duke përfshirë :
– Idenë e Google- Larry Page
– Gjeneratorin e rrymës alternative-Tesla
– Vargu dyzingjiror i AND-James Watson
– Makinën e qepjes- Elias Howe
– Tablen periodike-Dimitriv Mendeljev

4. Ëndrrat që parashikjonë të ardhmen
Ka raste të mrekullueshme ku njerëzve ju kanë ndodhur gjëra që ata i kanë parë më herët në ëndrra. Disa mund të thonë që këta njerëz kanë parë të ardhmen apo ishte thjeshtë një rastësi po kjo prapë mbetet një fenomen shumë interesant. Disa njerëz që kanë parë të ardhmen e tyre në ëndrra janë:
– Abraham Lincoln i cili e ka parë vrasjen e tij në ëndërr.
– Shumë viktima të 9/11 kanë pasur ëndrra që i kanë paralajmëruar për katastrofën.
– 19 persona në anijen Titanik kanë parë ëndrra për përmbysjen e saj.

5. Paraliza e gjumit
Paraliza e gjumit është lloj i ëndrrës e cila të jep ndjenja 100% reale ku trupi është komplet i palëvizshëm( paralizuar) dhe ndjehet prezenca e dikujt të keq pranë teje. Njerëzit gjatë kësaj kohe ndjenjë frikë, ankth dhe terror.

6. Ҫrregullimi i gjumit REM
Në ciklin e gjumit REM (cikli i lëvizjes së shpejt të syve) trupi zakonisht është duke pushuar dhe i palëvizshëm. Por ka raste ku njerëzit lëvizin dhe bëjnë veprime gjatë kohës kur janë në gjumë. Ka raste ku njerëzit janë lënduar kur kanë lëvizur në gjumë duke thyer gjymtyrët, por ka edhe raste ekstreme ku kanë djegur komplet shtëpin e tyre.

7. Ëndrrat seksuale
Emri shkencorë i tyre “nocturnal penile tumescence” është shumë e zakonshme për shumicën e njerëzve, sipas disa studimeve meshkujt mund të kenë deri në 20 ereksione gjatë kohës së gjumit

8. Ecja në gjumë
Ecja në gjumë është sëmundje e rrallë dhe e rrezikshme e cila bënë pjesë në ҫrregullimet e ciklit REM. Ka shumë raste që njerëzit gjatë kohës që kanë qenë në gjumë kanë bërë gjëra të mahnitshme. Është rasti i Lee Hadëin i cili gjatë ditës me profesion është infermier por gjatë natës ai bëhet artist duke pikturuar portrete të bukura gjatë kohës që është në gjumë .

9. Droga për ëndrra
Ka njerëz që ju pëlqen shumë ëndërrimi, që duan ta vazhdojnë ëndërrimin edhe pasi që të zgjohen. Për ta bërë këtë këta njerëz marrin drogën Dimethyltryptamine e cila është e njëjta kimikate e cila lirohet gjatë kohës që shohim ëndrra.

10. Rritja e aktivitetit mendor
Edhe pse gjumi lidhet me qetësin dhe paqen trupore truri jonë ka aktivitet më të lartë gjatë gjumit se sa ditën.

11. Kreativiteti dhe ëndrrat
Siҫ thamë edhe më herët ëndrrat janë shkaktare për shumë shpikje, ato janë vendi ku ne “mbushim kreativitetin” tonë . Por ka raste të rralla ku disa njerëz nuk ëndërrojnë aspak, këta njerëz kanë rënie të madhe të kreativitetit dhe kanë problem me kryerjen e veprimeve që kërkojnë aktivitet.

12. Ne gjithmonë ëndërrojm, por thjeshtë nuk e mbajm mendë
Shumë njerëz deklarojnë që nuk ëndërrojnë kurrë por nuk është e vërtetë të gjithë ëndërrojnë por 60% e njerëzve i harrojnë ëndrrat e tyre.

13. Të gjitha fytyrat që i shohim në ëndërr janë fytyra që i kemi parë më parë
Është vërteuar se në ëndrra shohim vetëm fytyra që i kemi parë diku, njerëz që i njohim apo thjeshtë kalimtarë që i kemi parë në rrugë dhe vetëm për pak sekonda.

14. Ëndrrat janë zakonisht negative
Ҫuditërisht ëndrrat janë më shpesh negative se sa pozitive, emocionet më shpesh të ndjera gjatë ëndrrave janë zemërimi, trishtimi dhe frika.

15. Shumë ëndrra për një natë
Një person mund të shohë deri në shtatë ëndrra për një natë, varet sa cikle REM ka personi gjatë gjumit sepse ne ëndërrojm vetëm gjatë ciklit REM. Koha mesatare që njeriu kalon duke ëndërruar është një deri në dy orë ҫdo natë .

16. Dallimet gjinore
Është interesante se 70% e të gjithë personave që dalin në ëndrrat e meshkujve janë meshkuj ndërsa femrat ëndërrojnë numër të njëjtë të dy gjinive.

17. Jo të gjithë ëndërrojnë me ngjyra
Vetëm 12% e njerzëve shohin ëndrra vetëm në bardh dhe zi./21Media