Kosova fitoi një medalje të artë dhe një të argjendtë

Loading...

Kosova fitoi një medalje të artë dhe një të argjendtë

Dy xhudistet kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova sot rrëmbyen medalje në “World Masters Guangzhou 2018”, që po mbahet në Kinë.

Distria për 16 sekonda e mundi medalisten Olimpike dhe fitoi medaljen e artë, ndërsa Nora fitoi medaljen e argjendtë në  “World Masters Guangzhou 2018”.

Me këtë rast, në shtetin që nuk e ka njohur Kosovën, pra në Kinë u dëgjua himni dhe u lartësua flamuri i Kosovës, shkruan rtv21.tv

Trajneri i xhudos, Driton Kuka me rastin e fitores së medaljeve në Kinë u shpreh se ndihet krenar me nxënësit e tij.

“Krenar me ju nxënësat e mi! Po e nderoni Kombin gjithandej ku sna njohin ende, Tingujt e Hymnit dhe Flamuri i shtetit tonë sot njoftuan Kinën e madhe me Kosovën e vogël por me vlera të mëdha!”, shkruajti Kuka në facebook, duke bashkangjitur edhe foto të dy xhudisteve kosovare.

Në Mastersin që po mbahet në Kinë, po marrin pjesë 16 xhudistët më të mirë të renditjes botërore./21Media