Gëzim në familjen Nishori

Gëzim në familjen Nishori

Edhe një familje e varfër u bë me shtëpi falë njerëzve vullnetmirë dhe emisionit “Edhe unë jam Kosovë” të RTV21. Kësaj radhe me shtëpi të re e goxha të bukur u bë familja Nishori nga Komorani.

Këtë familje ekipi i emisionit e vizitoi 2 muaj më parë dhe fati e deshi që ata për një kohë të shkurtë ta përurojnë shtëpinë e re. Këtë të mirë për këtë familje e bëri një bashkatdhetar, Fisnik Abiu i cili jeton në SHBA.

Familjes Nishori 6 muaj më parë iu shemb shtëpia e cila i rrezikonte jetët e tyre dhe më pas jetonin në një stallë./21Media

Më poshtë mund të shihni emisionin e plotë: