I dyshuari përpilon dokumente të falsifikuara kinse për veteranë luftëtarë të UÇK-së

I dyshuari përpilon dokumente të falsifikuara kinse për veteranë luftëtarë të UÇK-së

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit XH.M për shkak të dyshimit të bazuar se përpilon dokumente të falsifikuara kinse për veteranë luftëtarë të UÇK-së.

Sipas komunikatës së gjykatës, nga fundi i vitit 2017 e gjer me datë 04.05.2018, përpilon dokumente të falsifikuara kinse për veteranë luftëtarë të UÇK-së, në atë mënyrë që i njëjti përpilon certifikata mbi statusin e veteranit luftëtar dhe vërtetime për disa persona që këta t’i përdorin dokumentet e falsifikuara për të përfituar pagën e pensionit të veteranit luftëtar, për çka konsiderohet se i pandehuri ka përfituar shumën prej 3200 euro.

“Me këto veprime i mituri dyshohet se ka kryer veprën penale falsifikim i dokumenteve. Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”, thuhet në komunikatë.