I pari i Prishtinë ka sot datëlindjen

I pari i Prishtinë ka sot datëlindjen

Në familjen Ahmeti sot ka festë. Kryefamiljari, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot feston datëlindjen e 40-të të tij.

Shpendi dhe bashkëshortja e tij Ardiana janë prindër të një vajze, Teas dhe djalit Anri, të cilët shpeshherë janë pjesë e postimeve të kryetarit në rrjetet sociale. Sidomos Tea që e shoqëron atë në shumë aktivitete, sidomos sportive, shkruan rtv21.tv

Ndryshe, në nëntor të vitit 2017, Shpend Ahmeti u zgjodh kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar. Ai fitoi për herë të parë garën për kryetar të Komunës së Prishtinës në vitin 2013, kur përballë kishte Isa Mustafën e LDK-së./21Media