Kryeprokurori thotë se raporti dorëzohet pas përkthimit

Kryeprokurori thotë se raporti dorëzohet pas përkthimit

Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ua ka dhënë familjarëve raportin e Institutit Zviceran për vdekjen e Astrit Deharit. Kryeprokurori Admir Shala ka thënë se raporti është duke u përkthyer në Prishtinë dhe pritet të përfundojë brenda 2 ose tre ditësh. Sipas Shalës, pas përkthimit, familja do ta ketë raportin në dy versionet, atë në gjuhën origjinale dhe të përkthyer në shqip./21Media