"Nuk jeni vetëm"

“Nuk jeni vetëm”

Pas tërmetit të sotëm në Shqipëri, nga i cili deri tani vdiqën 29 persona dhe u lënduan qindra të tjerë, qytetarë të shumtë nga mbarë trojet shqiptare dhe po mobilizohen për të ndihmuar Shqipërinë. Në mesin e atyre që shprehën gatishmëri për të ndihmuar qytetarët e Shqipërisë është edhe familja Destani, shkruan rtv21.tv.

Filantropi, Lazim Destani ka nisur 12 ton ndihma drejt Shqipërisë.

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare. Me dhembje të thellë po e përcjell situatën e rëndë pas tërmetit që goditi sot Shqipërinë. Në këto momente të vështira, me mendje e zemër jam me ju e pranë jush. Ju shpreh ngushllime të sinqerta për humbjen e më të dashurve tuaj duke u lutur që numri i viktimave dhe dëmeve që kjo fatkeqësi natyrore la prapa të jetë sa më i ulët.
Në këto ditë të vështira për të gjithë ne, duhet të jemi bashkë dhe lutem që këtë dhembje ta kalojmë sa më lehtë. Zoti u faltë parajsën viktimave, e u dhashtë forcë e durim familjeve që humbën më të dashurit e tyre”, ka shkruar Filantropisti i njohur nga Tetova.

Përveç familjes Destani, babait të Blerim Destanit edhe shumë artistë të tjerë kanë kontribuar për të iu ndihmuar viktimave. Në mesin e tyre është edhe këngëtari Mozzik, i cili së bashku me “FundjavëNdryshe” ka mbledhur më shumë se 885 mijë dollar amerikan, përafërsisht më shumë se 775 mijë euro.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 29 persona në Shqipëri nga ky tërmet./21Media