Familja e kërkonte prej ditësh, 57-vjeçari gjendet i vdekur

Gjendet tek Liqeni Artifical

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se sot rreth orës 07:00, në Liqenin Artificial është gjetur një trup i pajetë.

Viktima është identifikuar si shtetasi  A. I., 57-vjeçar banues në Tiranë, i cili ishte shpallur në kërkim pasi ishte larguar nga banesa e tij ditë me parë.

Nga deklarimet e marra nga familjarët shtetasi A. I vuante nga probleme të shëndetit mendor si dhe dyshohet të jetë vetëmbytur” njofton policia, duke shtuar se materialet do t’i kalohen Prokurorisë së Gjykatës Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme./21Media

Back to top button