Rina po rikthehet

Rina po rikthehet

Në muajin tetor,  Met Elshani ish-menaxheri i artistes së njohur Rina Balajt kishte deklaruar se me largimin e Rinës nga “On Records” instagrami i saj ku numëronte afër 500 mijë ndjekës është përvetsuar nga ai pasi që sipas tij, me kontratë kjo llogari i takon “On Records”.

Kjo faqe tashmë figuron si “Onrecordsofficial”, e përmes një postimi të fundit, motra e Rinës, Rudina ka treguar se kanë nisur peticion për t’ia kthyer Instagramin reperes.

“T’ia rikthejmë Rinës, Instagramin e vjedhur”, titullohet peticioni i nisur për Rinën.

Në këtë pecition është shkruar, “Menaxheri dhe kompania vodhën llogarinë në Instagram nga ish këngëtarja e kompanisëm Rina Balaj dhe ata tani po e përdorin atë si të tyre. Ajo kishte 500 mijë ndjekës dhe numri i ndjekësve ka rënë në në 419 mijë”.

Pas këtij largimi Mirëpo, Rina pritet që shumë shpejt të rikthehet dhe këtë e ka bërë të ditur, këngëtarja e njohur Adelina Ismaili me të cilin Rina ka një bashkëpunim. /21Media

“Qikat” bashkëpunimi i Rines dhe Adelines mori miliona klikime edhe në kanalin Youtube./21Media