Veseli pranë prindërve në festën e Kurban Bajramit

Veseli pranë prindërve në festën e Kurban Bajramit

Sot me rastin e festës së Kurban Bajramit, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar prindërit e tij, ku edhe ka ngrënë drekën e Bajramit.

Ai me këtë rast ka uruar edhe njëherë të gjithë besimtarët të fesë islame festën në emër të familjes Veseli.

Siç e do tradita jonë, dreka e Bajramit kalohet në familje. Shumë urime nga familja Veseli!”, ka shkruar ai në Facebook ku edhe ka publikuar fotografi.

Paraprakisht, Veseli bashkë me gruan Violetën sot ka vizituar edhe familjen dëshmorëve Shala në Prizren./21Media