Familja Fejzullahu lëshuan edhe shtëpinë për strehim

Familja Fejzullahu lëshuan edhe shtëpinë për strehim

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu përmes Instagramit ka njoftuar se me familje për popullin shqiptar të prekur nga tërmeti  ka ndarë shumën prej 100 mijë euro, shkruan rtv21.tv

Ermali ka sqaruar se është hera e parë që i bënë publike rastet e tilla, mirëpo kësaj radhe bëhet fjalë për një komb të tërë.

Vellezer e motra ! Asnjehere ne jeten time nuk kam dashur te publikoj ndihmen qe kemi bere ,kur kemi marrur nje iniciative per te ndihmuar rastet e shumta me nevoje , mirepo ksaj rradhe behet fjale per nje komb te tere , uroj te solidarizohemi te gjithe te hapim zemrat e te ndihmojme sa kemi mundesi … Zoti e bekofte popullin Shqipetar. I juaji Ermal Fejzullahu”, ka shkruar Ermali në Instagram.

 

Përveç kësaj shume, familja Fejzullahu ka lëshuar edhe shtëpinë e tyre për një familje pesë antarëshe.

Strehim dhe ndihma tjera gjatë këtyre dy ditëve për Shqipërinë kanë ofruar emra të njohur të skenës sonë.

Rreth orës 04:00 të mëngjesit në ditën e djeshme, Shqipërinë e goditi tërmeti me magnitudë 6.3 shkallë të rihterit me epiqendër në Tiranë. Ky tërmet dridhi edhe Kosovën, me lëkundje që u dëgjuan edhe në vendet tjera si Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Bullgaria dhe Italia. Raportohen se deri tani kanë mbetur të vdekur 28 persona në Shqipëri nga ky tërmet.

Në Shqipëri toka është lëkundur përsëri sot në ora 15:46.  Lekundjet kanë qenë më të fortat që pas dy tërmeteve të forta të ditës së martë. Konfirmohet se ai ishte me magnitudë 5.6 ballë dhe epiqender në detin Adriatik, 42 km larg nga Tirana. /21Media