Destinacioni i radhës i Ermalit dhe Arianës

Destinacioni i radhës i Ermalit dhe Arianës

Çifti i njohur i estradës, Ermal Fejzullahu dhe Ariana Fejzullahu ka vetëm pak javë që u bënë prindër për herë të katërt. Ata u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ana.

Familja Fejzullahu po mundohen që çdo çast bashkë ta bëjnë të paharruar. Si destinacion të radhës ata zgjodhën Kapadokyan e Turqisë, prej nga vazhdimisht po ndajnë kujtime të bukura. Ata siç duket se po e shijojnë maksimalisht udhëtimin e tyre me anëtaren më të re të familjes, transmeton rtv21.tv

Ariana në një emision televiziv foli rreth idesë së emrit të vajzës dhe tha se rrjedh nga mbaresat e emrit të saj./21Media