Xhensila dhe Besi të lumtur pranë vajzës

Xhensila dhe Besi të lumtur pranë vajzës

Festat e fundvitit po afrojnë dhe njëra ndër mënyrat më të veçanta për t’i shijuar ato është dekorimi i shtëpisë. Familja Kallaku tashmë e ka bërë këtë, shkruan rtv21.tv

Besi dhe Xhensila janë përkujdesur që Ajka e vogël të ketë një kujtim të bukur nga këto festa. E gjithë familja janë mbledhur përreth bredhit të stolisur dhe kanë realizuar kartolinën për Krishtlindje dhe Vitin e Ri. Një videon e publikuar sot në Instagramin e Xhensilës, ata shfaqen edhe duke gatuar biskota, të cilat është Ajka ajo që i provon.

Zoti im, sa mirënjohës të jemi. Në fund të ditës, gjithçka çfarë njeriu kalon, sukses apo dështim, paqen e vërtetë dhe lumturinë e vërtetë e gjen tek familja. Ky është bekimi më i madh. Ajka më e shtrenjta jonë, do të jepnim botën nëse do mundeshim për ty”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e videos.

Dy ditë më parë, në Tiranë u dha premiera e filmit të parë të Besit me titull “Falco”./21Media