Familja Krasniqi kërkon ndihmë për shërimin e djalit të tyre

Apel për ndihmë

Familja Krasniqi nga fshati Begaj i Komunës së Vushtrrisë kërkon ndihmë për të shëruar djalin e tyre 21 vjeçar.

Shpëtim Krasniqi është diagnostifikuar me leukemi akute, andaj për shërim duhet të udhëtoj jashtë vendit për të kërkuar ndihmën e mjekëve të huaj. Por familja Krasniqi e ka të pamundur t’i mbulojë shpenzimet, pasi duhen rreth 200 mijë euro për shërimin e djalit të tyre.

Familjarët kanë publikuar fotografi të Shpëtimit në spital dhe të dhënat ku mund të kontribuoni për të.

Familja Krasniqi beson në ju qytetarë të vullnetit të mirë./21Media

 

 

 

 

Back to top button