Familja mbeti e pastrehë nga tërmeti, sot lindi Ajsel

Nëna dhe foshnja janë mirë

Derisa familja Sula ka mbetur e pastrehë si pasojë e tërmetit dhe është strehuar në çadrën e emergjencës në Manëz, kjo familje sonte u shtua.

Pak orë më parë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”  u lind Ajsel. Vajza e familjes Sula gëzon shëndet të plotë bashkë me nënën Ardjanën, raporton oranews.

Kujtojmë që, numri i viktimave nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri ka shkuar në 52, ndërsa mbi 900 persona kanë mbetur të lënduar.

Back to top button