Kontesha e Wessex po qëndron në Kosovë

Kontesha e Wessex po qëndron në Kosovë

Lartmadhëria e saj, Konteshën Sophie të Wessex po qëndron në Kosovë. Arsyeja e vizitës së saj është Konferenca me temën Trauma ndër-brezore.

Ajo tha se shoqëria kosovare duhet t’i pranojë e mbështesë të gjithë të mbijetuarit e torturës.

Ndërsa në faqen e Twitterit të Familjes Mbretërore Britanike janë publikuar fotografi dhe informata lidhur me vizitën e Konteshës Sophie në Kosovë.

“Të mbijetuarit e dhunës seksuale me bazë konflikti flasin me guxim dhe bindje ndërsa ndajnë tregimet e tyre dhe flasin për sfidat me të cilat përballen, 20 vjet nga konflikti 1998-99 në Kosovë.”, është një prej postimeve të Familjes Mbretërore.

“Sot, stigma mbetet ende një sfidë e madhe, pasi viktimat e dhunës seksuale me bazë konflikti kanë frikë nga refuzimi i familjes dhe diskriminimi shoqëror.”, vijon tutje.

“HRH dëgjoi nga të mbijetuarit, dhe fëmijët e tyre, se dhimbja dhe pasojat e dhunës seksuale të lidhura me konfliktin nuk zvogëlohen me kohën, dhe ata tani mbajnë një ankth të thellë për mënyrën sesi përvojat e tyre personale mund të kenë prekur fëmijët e tyre – disa të lindur pas konfliktit.”, është postimi tjetër.

Ndërsa së fundmi Familja Mbretërore ka publikuar një fotografi të Konteshës në ekspozitën “Bëhu fytyra ime” , ku aty e paraqitur është Vasfije Goodman gruaja nga Kosova e cila është e para që tregoi publikisht se ishte dhunuar nga paramilitarët serbë.

“Kontesha shikon një ekspozitë QKRMT të quajtur “Bëhu fytyra ime” e cila sfidon vizitorët të vizualizojnë tregimet e të mbijetuarve dhe të marrin në konsideratë efektet e të jetuarit me trauma, nga ana tjetër duke u dhënë të mbijetuarve një platformë për të treguar tregimet e tyre dhe të gjejnë pranim.”, thuhet në postimin në Twitter.

Kontesha Sophie e Wessex u takua edhe me presidentin e Kosovës Hashim Thaçin. Gjatë këtij takimi ajo u shpreh se është e rëndësishme që viktimat të marrin kujdesin, vëmendjen dhe përkrahjen e duhur./21Media