Princi William dhe Kate Middleton kërkojnë 1,5 milion euro dëmshpërblim për shkak të incizimit dhe shitjes së fotografisë, të cilën e ka publikuar revista franceze “Closer”,

Princi William dhe Kate Middleton kërkojnë 1,5 milion euro dëmshpërblim për shkak të incizimit dhe shitjes së fotografisë, të cilën e ka publikuar revista franceze “Closer”,

Në atë fotografi Kate shihet toples në pushimet në Francë, në vitin 2012.

Kate dhe William ishin fotografuar nga distanca në pushim derisa ishin në kështjellën në pronësi të Viscount David Linley, djalit të princeshës së ndjerë Margaret, motra e mbretëreshës britanike Elizabeta. Fotografitë ishin publikuar një vit pas dasmës së Kate dhe William, ndërsa gjykimi ka nisur të martën në Francë dhe aty po gjykohen gjashtë persona të lidhur me revistën franceze “Closer” dhe gazetën rajonale “La Provence”.

Rasti do të vazhdojë, ndërsa vendimi pritet më vonë gjatë këtij viti, transmeton KosovaPress. Gjykata më herët kishte vlerësuar se incizimet janë krijuar në çaste intime dhe se pamja e çiftit nuk ka lidhje me ballinën e revistës. Pas kësaj, çifti mbretëror ngriti akuzë kundër fotografit për shkak të shkeljes së të drejtave të privatësisë, ndërsa drejtësia franceze ka hapur hetime preliminare./21Media