Abuzimet ndaj dukeshave kanë shqetësuar edhe familjen mbretërore

Abuzimet ndaj dukeshave kanë shqetësuar edhe familjen mbretërore

​Familja mbretërore britanike ka kërkuar nga ndjekësit e tyre në rrjetet sociale që të tregojnë më shumë respekt dhe mirësjellje pas rasteve të  abuzimit online ndaj dukeshave Meghan dhe Kate.

Meghan dhe Kate janë bërë subjekt i komenteve abuzive në rrjete sociale, gjë e cila ka shqetësuar edhe familjen mbretërore, duke thënë se në të ardhmen të gjithë personat që bëjnë të tilla komente do të merren me policinë.

Ata thanë se do të fshijnë të gjitha komentet, ndërsa kanë kërkuar edhe nga vetë rrjetet sociale që t’ju ndihmojnë në këtë “luftë” kundër abuzimit online./21Media