Familja nga Drenasi po vuan për bukën e gojës

Kërkojnë ndihmën e bamirësve

Familja e Agron Podrimqakut nga Krajkova e Drenasit, po vuan për bukën e gojës, ngase 6 anëtarët jetojnë vetëm nga një ndihmë sociale pa të ardhura tjera.

Kryefamiljari Agroni një burrë i ri në moshë, është tejet i zhgënjyer me gjendjen në të cilën ka rënë familja e tij. Ai qanë teksa flet për mungesën e ushqimit për 4 fëmijët e tij.

Familja Podrimqaku e ka shtëpinë të cilën ua ndërtuan disa vjet më parë  disa bamirës, por as shtëpia nuk ishte në gjendje të mirë, shumë lagështi, mjaftë ftohtë, pa asnjë pajisje elektrike, pa ujë, pa dollapë për rroba e besa edhe me mungesë të rrobave.

Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin e familjes Podrimqaku në emisionin “Edhe unë jam Kosovë”./21Media

Numri kontaktues i familjes Podrimqaku: 045395803.

Back to top button