Thjesht përallore!

Thjesht përallore!

Ish- presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe gruaja e tij, Michelle Obama kanë blerë një shtëpi të re në Martha ’s Vineyard në Massachusetts.

Obama dje mori çelësat e shtëpisë së mrekullueshme e cila ndodhet afër plazhit dhe raportohet se e tëra është 29 hektarë pronë.

Sipas TMZ, çifti pagoi 11,75 milionë dollarë për këtë shtëpi e cila ka 7 dhoma gjumi, një pishinë, një vatër të jashtme zjarri, si dhe shtëpi për miqtë në të dyja krahët e shtëpisë.

Barack dhe Michelle Obama u mahnitën me këtë pronë derisa ata kaluan çaste të mrekullueshme në të gjatë verës, kur po e merrnin atë me qira./21Media