Familja Obama janë një nga familjet më të pëlqyera në Shtetet e Bashkuara

Familja Obama janë një nga familjet më të pëlqyera në Shtetet e Bashkuara

Qysh prej kohës kur ishin familja që udhëhiqnin vendin, ata kanë fituar zemrat e shumë amerikanëve, e edhe tani që nuk janë në krye të vendit, nuk janë harruar nga fansat e tyre, shkruan rtv21.tv.

Pas një relaksimi pas 8 viteve intenzive me punë, Barack e Michelle kanë hyrë në biznesin e prodhimit të filmave, duke arritur një marrëveshje disavjeçare me kompaninë shumë të famshme Netflix.

Netflix e ka lajmëruar këtë sot me anë të një postimi në Twitter, duke bërë të ditur se “President Obama dhe Michelle Obama kanë hyrë në një marrëveshje disavjeçare për prodhimin e filmave dhe serive për Netflix”./21Media