Shumë dhurata për garuesit

Shumë dhurata për garuesit

Në emisionin e përjavshëm të gatimit “Diçka po Zihet”, i cilli transmetohet në RTV21, këtë të diel erdhi me shumë befasi e muzikë. Sot radhen e paten dy familje ajo Prokshaj dhe Haxhiu.

Të dy tavolinat garuese sipas jurisë përgatitën ushqim të shijshëm por, me disa vërejtje. Gjatë këtij emisioni kishte edhe muzikë live nga këngëtaret Naim Abazi dhe Mihrije Braha, e duke mos munguar edhe karaoket nga mbështetësit e familjeve garuese.

Juria e përbërë nga Enver Shabani dhe kuzhineri turk Xhener kuzhinierë në “Emerald” si dhe Fisnik Bujupi kryeshefi i restaurantit “Diçka po Zihet” vendosen unanimisht që familja Prokshaj nga Skenderaj ta vazhdojë garën për çmimin e madh prej 5 mijë eurosh që dhuron “Podravka”.

Ndërsa, familja Haxhiu e pëfundoi garën me kaq por, gjithsesi edhe familja ‘humbëse’ mori dhurata të shumta që i dhurojnë sponzorët e emisionit “Diçka po Zihet”.

Kujtojmë se deri më tani garën e kanë vazhduar familja Seferi dhe Ramadani duke iu bashkangjitur tani edhe familja Prokshaj./21Media