Familja që vuan për bukën e gojës, kërkon ndihmën e bamirësve

“Më ndihmoi Perendia…!”

Agron Vitija nga fshati Sllovi në Komunën e Lipjanit ka nevojë për ndihmën e bamanirsëve. Kryefamiljari vuan nga veshkat dhe nuk është në gjendje për të punuar, ndërsa gruaja e tij ankohet nga venat në këmbë dhe as ajo nuk është në gjendje të punojë. Ndërsa, anëtarja më e vogël e familjes është vajza e tyre, një vjeçare, e cila ende nuk kupton hallin e familjes dhe kërkon ushqimin që i duhet, të rritët si gjithë fëmijët e tjerë.

Familja Vitija në fakt kanë një shtëpi, “shtëpi sa për t’i thënë” sepse asaj i mungon shumëçka. Megjithatë shtëpinë as nuk e përmend në thirrjen e vet për ndihmë Argroni. Halli i tij është më i madh, ai me familjen e tij kanë nevojë për bukën e gojës.

Mbajtësi i familjes, që e rëndon obligimi për të siguruar kafshatën e gojës, dikur kishte punuar derisa u sëmur, “ veç perëndia me ka çu se jam kanë i paralizum”, thotë ai, derisa theksoi se tani e ka të pamundur të punojë.  Atë e rëndon edhe halli i gruas sw tij, për të cilën shpjegon se ankohet prej venave, “Vun prej venave por s’po kam  pare për me çu të mjekët”, tregoi ai.

Familja Vitija jeton me ndihmën sociale me rreth 2 euro e 50 cent në ditë, më të cilat duhen të sigurohen kushte e jetesës…

Të gjithë ata që dëshirojnë të dhurojnë ndihma për këtë familje mund ta kontaktoni në numrin 044-950-385. /21Media  

Back to top button