Bebe Rexha përsëri këndon shqip

Bebe Rexha përsëri këndon shqip

Pavarësisht suksesit ndërkombëtar që e ka arritur, këngëtarja shqiptare Bebe Rexha asnjëherë nuk ka harruar të tregojë se sa krenare është për prejardhjen e saj.

Ajo ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku shihet së bashku me familje duke kënduar këngën shqip “Hajde halla e madhe”. Në përshkrimin e kësaj videoje Bebe ka shkruar “ Familja është gjithçka…duke kënduar Shqip”.

Rexha qysh në fillimet e karrierës së saj, në mediet amerikane, në të cilat ka qenë shpeshherë e ftuar, ka treguar se është shqiptare madje ka thënë se është shumë krenare për këtë gjë, duke u treguar ndonjë veçanti të traditës apo kulturës së vendit tonë./21Media

 

 

Family is everything 💕 singing in Albanian 😂

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on