Familjarët kërkojnë drejtësi për 6 fëmijët e tyre

Të akuzuarit janë dënuar me burg të përjetshëm

Familjarët e 6 të dënuarve nga protestat e tri vjetëve më parë kërkojnë nga qeveria e re të ndërmarrin masa për rigjykimin e rasteve të fëmijëve të tyre, të cilët protestuan kundër dënimit me burg të përjetshëm të 6 të akuzuarve në rastin “Monstra”, shkruan tv21.tv

Prindi Fatmir Abdullahu, djali i të cilit vuan burgun prej dy vjet e gjysmë, në emër të të gjithë prindërve sot bëri apel para Kryeministrisë që kabineti i ri të rishikoj, siç thotë ai vendimet e padrejta të gjykatës, se përndryshe do të fillojnë të protestojnë çdo ditë. Ai thotë se kësaj iniciative do t’i bashkëngjiten edhe familjarët e të dënuarve në rastin e “Sopotit” dhe rastin “Monstra”.

“Unë i apeloj që të marrin një hap, po pastaj le t’i rigjykojnë nëse kanë bërë vepër le të marrin dënimin aq sa ju takon.  Si është e mundur që në këtë shtet, ata hyjnë në parlament e rrahin deputetët, po edhe këtë kryeministër edhe tash nuk vepron. Kurse, ata të cilët e gjakosen u liruan me kusht. Unë bëj apel që politika, të marrin një hap që drejtësia të triumfoj. Më ka humbur durimi, të sakrifikosh kaq shumë kohë për drejtësi, t’ju them të vërtetën sa i përket palës shqiptare nuk priti. Ata që i kanë bërë dëm popullit deri dje, unë nuk priti se do t’i bëjnë mirë këtij popullit”,tha Abdullahu./21Media

 

Back to top button