Familjarët rrahen mes vete
Viktimat dërgohen në emergjencë
Një rast i dhunës në familje është raportuar mbrëmë rreth orës 19:00 në Prizren.
Sipas policisë pas një mosmarrëveshje një mashkull kosovar dhe dy femra kosovare (familjar) janë rrahur në mes vete.
Si pasojë e rrahjes ata kanë pësuar lëndime trupore, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Emergjencën e Prizrenit.
Nuk raportohet për të arrestuar./21Media