Ku po gjenden anëtarët e familjes Kardashian gjatë kësaj kohe?

Ku po gjenden anëtarët e familjes Kardashian gjatë kësaj kohe?

Kim Kardashian, 38, u zgjua në mëngjes nga një pamje e tmerrshme pasi aeroplani i saj fluturoi mbi Kalabasas, Kaliforni më 8 nëntor. Ajo u detyrua të largohet nga shtëpia e saj në Kaliforni, pas një shpërthimi të madh zjarri.

“Lutuni për Calabasas. Sapo u ktheva në shtëpi kisha një orë kohë që të paketoja gjërat për të evakuar shtëpinë tonë🙏 Lutem që të gjithë të jenë të sigurt “, – ka shkruar Kim mbi videot e postuara në InstaStory.

Sa për shtëpitë e anëtarëve të saj të tjerë të familjes, “lagja e Kris [Jennerit] është evakuuar”, tregon një burim për HollywoodLife.

Kujtojmë se në 2017, Kris bleu një rezidencë prej 9.9 milionë dollarësh afër me shtëpinë e Kim dhe Kanye Ëest në Hills Hidden, qyteti i ngjitur me Calabasas! Për fat të mirë, paraqitja e Kendall Jenner në shfaqjen e modës së Victoria’s Secret në natën e të enjtes e nxorri Krisin nga baza e saj në Los Angeles. Ajo ishte e sigurt në New York, por ende nuk dihet për sigurinë e një anëtari tjetër të familjes në të njëjtën lagje. Nëse Rob Kardashian, ishte në shtëpi, ai do të ishte detyruar gjithashtu të ikte.
Një burim i Hollywood Life ka treguar se ai aktualisht “jeton poshtë rrugës nga Kris, por në të njëjtën komunitet”, përcjell rtv21.tv.

Ndërkohë, motra e Robit, Kourtney, përfundimisht la shtëpinë e saj në Calabasas, “Unë lutem që të gjithë të mbahen të sigurt dhe të mbrojtur nga këto zjarre,”shkroi ajo mbi foto të postuar në InstaStory.

Ndërsa Kylie definitivisht është i sigurt! Ajo po mbështet babanë e foshnjës së saj Travis Scott, 26 vjeç, në turneun e parë Astroworld , i cili ndodhet në Baltimore, Maryland.

Zjarri i Woolsey filloi në Ventura County në perëndim të Chatsëorth rreth orës 2:25 të mëngjesit, sipas CBS News 8.

Siç mund ta shihni në Instastory , Kim më vonë zbuloi se zjarrëfikësit kishin arritur tashmë në lagjen e saj./21Media