Familjet e prekura nga vërshimet mbesin në rrugë

Me ndihmat e shtetit kanë arritur të bëjnë disa riparime të vogla

Sot është dita e fundit kur të zhvendosurit të cilët pësuan nga vërshimet e vitit të kaluar në Maqedoni, duhet të lëshojnë konviktet, ku ishin të vendosur, shkruan tv21.tv 

Të dëmtuarit nga Hasanbegu, Stajkovci dhe Inxhikova nuk kanë pranuar të braktisin konviktin e studentëve “Tome Stefanovski Seniq”, por ata sot nuk kanë pasur ushqim.

Shtatëdhjetë e nëntë të zhvendosurit kanë kërkuar nga qeveria që të vazhdohet strehimi i tyre të paktën edhe 2 muaj, pasi siç thonë shtëpitë e tyre janë në ndërtim e sipër dhe se tani nuk kanë ku të shkojnë.

Shtëpitë e tyre ishin shkatërruar në themel nga vërshimet të cilat ndodhën më 6 gusht vitin e kaluar. Të dëmtuarit thonë se me ndihmat e shtetit kanë arritur vetëm që të bëjnë disa riparime të vogla, por jo dhe të rregullojnë shtëpitë e tyre të jenë të gatshme për banim. Këta qytetarë do të mbesin rrugëve nëse Ministria e Punës dhe politikë sociale nuk iu del në ndihmë./21Media

Back to top button