Familjet me shumë anëtarë

Familjet me shumë anëtarë

Si tingëllon te ju që dikush ka 100 fëmijë? Disa njerëz kanë dëshirë të madhe të kenë shumë fëmijë. Mbase keni dëgjuar për prindër që kanë 3, 5, apo edhe 7 fëmijë. Por familjet të cilat do tua prezantojmë janë më të mëdha sesa që e keni menduar.

1. Familja Ziona

Ziona u lind në Indi dhe u martua me gruan e tij të parë, Zathiangi, në moshën 17-vjeçare. Ka një nga familjet më të mëdha, 39 gra dhe 94 fëmijë. Kjo familje e madhe brenda ditës ushqehet me 90 kilogramë oriz dhe 58 kilogramë patate. Jetojnë në një banesë 100-dhomëshe dhe mbajnë kafshë.

Ai është gjithashtu udhëheqësi i sektit të krishterë indian të quajtur Chana páwl dhe beson se së shpejti do të sundojë botën së bashku me Jezusin.

2.Familja Bates

Familja Bates është familja ungjillore amerikane nga Tenesi, shtet në Amerikë. Ka 19 fëmijë.

Prindërit Gil dhe Kelly Jo ishin vetëm 22 dhe 21-vjeçar kur vendosën të martoheshin në vitin 1987. Nuk deshën të kenë familje të madhe, por pasiqë u bënë prindër për herë të parë, e ndryshuan mendjen, transmeton rtv21.tv

Që nga ajo kohë, ata janë zgjeruar. Fëmija i tyre më i vogël u lind në vitin 2012. Ata gjithashtu kanë 10 nipër e mbesa dhe së shpejti do të bëhen edhe me katër anëtarë.

Kanë shou-in e tyre, “Bringing up Bates”.

3.Familja Hanns

Kjo familje nga Dundee është një nga më të mëdhatë në Skoci. Emma dhe Roy kanë 13 fëmijë, prej 2-25 vjeç. Roy punon si infermier, ndërsa Emma, 49-vjeçare kujdeset për fëmijët e saj.

4.Familja Radford

Noel dhe Sue Radford u njohën kur ishin fëmijë. Ajo kishte 14 vjet, ndërsa ai 18, kur u bënë prindër për herë të parë. U bekuan me një djalë, Christopher. Janë familja më e madhe në Britani me 21 fëmijë, ndërsa janë në pritje të një fëmije tjetër. Njihen për shou-in e tyre, “15 Kids and Counting”.

Jetojnë në Morecambe të Anglisë. Prindërit kanë një dyqan buke (furrë), e quajtur “Radford’s Pie Company”.

5.Familja Duggar

Jim dhe Michelle u takuan në vitin 1980 në Arkansas. 4 vjet më vonë, Jim dhe Michelle u martuan. Në vitin 1988 ata u bënë prindër për herë të parë. U bekuan me djalin Joshuan, përcjellë rtv21.tv

Deri më sot ata kanë 19 fëmijë, gjysma e tyre janë të shkolluar në shtëpi dhe janë edhe gjyshër të 17 nipërve e mbesave.

Kanë marrë vëmendje me shou-in e tyre televiziv, “19 Kids and Counting”.

6.Familja Bonell

Familja Bonell është ndër familjet më të mëdha në tërë Australinë, me 16 fëmijë, prej 4-29 vjet. Jeni zbuloi në një intervistë se blerja e ushqimeve bëhet me shumicë./21Media