Pas dokumentarit "Leaving Neverland" janë ngjallur shumë debate rreth figurës së Jackson

Pas dokumentarit “Leaving Neverland” janë ngjallur shumë debate rreth figurës së Jackson

Posterë që pretendojnë se Michael Jackson është i pafajshëm për akuzat për abuzim seksual janë shfaqur në autobusët e Londrës, pas filmit dokumentari “Leaving Neverland” që u transmetua në Britani.

Në dokumentarin katër-orësh, i cili u transmetua në një format pak më të shkurtër gjatë dy netëve në Britani të Madhe këtë javë, Wade Robson dhe James Safechuck akuzuan Jackson për abuzime të përsëritura seksuale kur ishin fëmijë, përcjell rtv21.tv

Pasi filmi u transmetua në Sundance në janar, familja e Jackson e quajti atë një “linçim publik” dhe kishte ngritur padi kundër HBO-së, e cila bashkë-prodhoi dokumentarin. HBO është në pronësi të kompanisë mëmë të CNN.

Reklama në Londër, nga të cilat duket se ka dy dizajne, tregojnë një foto të zezë dhe të bardhë të fytyrës së Jackson.

Njëri  version i posterit përmban ka fjalën “INNOCENT” (i pafajshëm) dhe “FAKTET NUK GËNJEJNË. NJERËZIT PO.” Tjetëri tregon hashtag “# MJINNOCENT.”

Të dyja versionet i drejtojnë shikuesit në faqen e internetit mjinnocent.com, e cila liston dëshmi të supozuara për pafajësinë e Jackson./21Media