E obsesionuar pas Mourinhos!

E obsesionuar pas Mourinhos!

Ka fansa dhe superfansa! Fansja e flaktë e tij, e obsesionuar pas Jose Mourinhos, Viv Bodycote, 62-vjeçare, ka 38 tatuazhe të ‘njeriut të veçantë’ në trupin e saj – sepse çmendet pas tij!

Tekniku i Tottenham Hotspur ka “verbuar” gruan, e cila prej 2 vitesh ka bërë 38 tatuazhe në trup, të gjitha në lidhje me luzitanin. Ajo shpenzoi me mijëra funta për t’i bërë këto tatuazhe.

“Jam e sigurt se kam shpenzuar mijëra funta në tatuazhe gjatë këtyre viteve. Por, ia vlen, sepse e dua atë. Do të shpenzoj edhe më shumë. Në fakt, po mendoj se çka duhet të bëj më tej”, u shpreh ajo, transmeton rtv21.tv

Tatuazhin e parë e bëri në vitin 2017./21Media