Një mënyrë e pazakontë për të shprehur dashurinë

Një mënyrë e pazakontë për të shprehur dashurinë

Rep-artistja që mori vëmendjen e publikut përgjatë vitit 2018 është padyshim Rina Balaj.

Artistja publikoi projekte të njëpasnjëshme muzikore që u pëlqyen nga audienca, kështu duke ia mundësuar asaj të mbajë edhe koncerte të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, përcjellë rtv21.tv

Një mënyrë jo të zakontë për të shprehur dashurinë ndaj Rina Balaj, e ka zgjedhur një fans i saj, i cili ka vendosur të bëjë tatuazh portretin e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vetë artistja përmes një video të publikuar në rrjetin social, Instagram ku numëron mbi 381 mijë ndjekës.

Pa fjalë, e shokuar. Faleminderit shumë, ka shumë rëndësi për mua”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e videos së publikuar.

 

View this post on Instagram

 

Speechless 😶 shocked 😳 via @gjoni_luciano ‘s IG 🤯🤯 THANK YOU SO MUCH, IT MEANS A LOT TO ME ❤️ @zzapnchriss

A post shared by RINA (@balajrina) on

Kjo është hera e parë për artisten që merr një dhuratë të tillë nga fansat dhe për këtë ajo u shpreh shumë falenderuese.

“Ilegal” është projekti i fundit muzikor i Rinës që është publikuar më 20 shkurt dhe që deri më tani numëron mbi shtatë milionë klikime në kanalin Youtube./21Media