Ronela Hajati pëlqehet shumë nga publiku

Ronela Hajati pëlqehet shumë nga publiku

Këngëtarja e njohur, Ronela Hajati është njëri prej emrave më të komentuar në mediat roze. 29 vjeçare prej fillimit të karrierës vazhdimisht ka sjellë projekte të ndryshme si solo ashtu edhe bashkëpunime me këngëtarë tjerë. Me muzikën  e saj ajo ka arritur që të ket një numë të madh të fansave, të cilët asnjëherë nuk hezitojnë t’ia shprehin dashurinë  që  e kanë për Ronelen.

Së fundmi, në instagram Ronela ka pranuar disa pyetje nga ndejkësit e saj. Por, njëri prej tyre nuk i drejtoi ndonjë pyetje këngëtares, ai shfrytëzoi këtë rast për t’i treguar diçka asaj. “Kom ra në dashuri me ty. Si t’ia bëjë që të dal nga kjo situatë“, janë fjalët e njërit prej ndjekësve të Ronelës.

Këgëtarja për këto fjalë e dha një mendim të shkurtër të shoqëruar me një emoji duke qeshur. “Mos dil”, ishte përgjigjia e Ronelës.

“Pa dashni” është kënga e fundit e Ronelës, të cilën e ka sjellë me videoklip në muajin mars. Tekstin e këngës e ka shkruar vetë këngëtarja, ndërsa për anën vizuele është përkujdesur produksioni ProVideo./21Media