Fansat nuk i rezistojnë dot Mileyt

Fansat nuk i rezistojnë dot Mileyt

Këngëtarja dhe aktorja e njohur me famë botërore, Miley Cyrus të dielën është “sulmuar” nga një fans i saj, teksa po dilte nga hoteli ku po qëndronte së bashku me bashkëshortin, Liam Hemsworth.

Kjo është bërë e ditur përmes një video të publikuar në mediat ndërkombëtare, ku shihet një person që vrapon drejt Mileyt dhe tenton ta puthë e përqafojë, përcjell rtv21.tv

Miley ia doli të ikte para se fansi ta puthte, duke vazhduar të ecë kështu para bashkëshortit të saj, përderisa menjëherë veprojnë edhe sigurimi i çiftit.

Për këtë veprim nuk kanë reaguar ende çifti, dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me fansin që “sulmoi” këngëtaren.

Miley ka qëndruar në Barcelonë, pasi që ka performuar në festivalin e “Sound Primavera”./21Media