“Kalon” hiti që ka lënë gjurmë te publiku

“Kalon” hiti që ka lënë gjurmë te publiku

Bashkëpunimet e këngëtares Dafina Zeqiri dhe reperit Lumi B rezultojnë gjithmonë të suksesshme

Kështu, kënga “Kalon” nga Dafina Zeqiri dhe Lumi B ndonëse ka mbi një vit që është publikuar ende dëgjohet, madje fansat e dyshes kanë shkuar edhe një hap me tej.

Një fanse ka bërë tatu në bel refrenin e kësaj kënge “Hajt se hajt se t’kalon koha krejt i shëron”. Duke ditur se një gjë e tillë nuk është e shpeshtë tek ne si duket edhe Dafina është ndjerë mirë me një gjë të tillë, ajo në Instagram ka ndarë me ndjekësit fotografinë e kësaj tatuje.

“Kalon “ është publikuar në muajin gusht të vitit 2018 dhe ka afër 55 milionë klikime në Youtube./21Media