Artisti befasohet nga një fanse

Artisti befasohet nga një fanse

Kantautori i njohur shqiptar, Flori Mumajesi është befasuar nga një fanse e zjarrtë e tij.

Dashuria për zërin e këngëtarit e shtyu njërën nga fansat e artistit që të bënte një tatuazh që është i krijuar sipas valëve të zërit të Florit, shkruan rtv21.tv

Fansja tatuazh ka vendosur ta bëj një cover të këngës “Të dua” që e interpreton Flori e që versionin origjinal të kësaj kënge e këndon Aurela Gaçe.

Lajmin për këtë tatuazh e ka bërë të ditur vetë artisti, përmes një video të publikuar në Instastory. “Të shohesh interpretimin tend tatuazh ne trup”, ka shkruar Flori sipër videos.

Sa i përket projekteve muzikore, “Mori” në bashkëpunim me Brunon dhe Gheto Geasyn është projekti i fundit i artistit. Kënga është publikuar në muajin dhjetor dhe deri më tani numëron mbi 15 milionë klikime në kanalin Youtube./21Media