Filmi shfaqet në muajin shkurt

Filmi shfaqet në muajin shkurt

“Fantasy Island” titullohet drama e re amerikane, e zhanrit fantastik-horror, me regji të Jeff Wadlow.

Ngjarja në të bazohet në serine televizive me po këtë titull, të cilat i krijoi Gene Levitt e të cilat u transmetuan nga viti 1977 deri në vitin 1984, shkruan rtv21.tv

Në filmin e ri, “Fantasy Island” luajnë aktorët e mirënjohur Michael Pena, Maggie Q, Lucy Hale, Austin Stowell, Portia Doubleday, Jimmy O. Yang, Ryan Hansen, dhe Michael Rooker.

Në këtë version, disa vizitorë shkojnë në një ishull, duke menduar që ëndrrat e tyre do t’i bëjnë realitet, por ato u kthehen në ankth të vërtetë.

Në anën tjetër, në seritë “Fantasy Island”, rolet kryesore i luajnë Ricardo Montalban në rolin e personit misterioz Roarke dhe Herve Villechaize rolin e asistentit të tij.

Në këtë seri, fshehtësi mbetet mosha e Roarke. Ajo që e bën tregimin interesant është se mysafirët të cilët shkojnë në ishullin e tij, janë të vdekshëm, e ai vetë është i pavdekshëm.

Në episodin e titulluar Elizabeth, një grua i paraqitet Rorke nga e kaluara, por zbulohet se ajo kishte vdekur 300 vjet më parë.

Në një episod tjetër, Roarke shoqërohet me Elenën e Trojës dhe Kleopatrën. Roarke paraqitet edhe me tregime të tjera gjatë kësaj serie, si me fantazma e sirena.

Filmi i ri “Fantasy Island” është planifikuar të shfaqet në SHBA muajin shkurt 2020./21Media