Filmi i tetë në serinë e filmave “Fast and the Furious” i titulluar “Fate of the Furious”mund të jetë filmi qëdo të bëjë boom në arka

Filmi i tetë në serinë e filmave “Fast and the Furious” i titulluar “Fate of the Furious”mund të jetë filmi qëdo të bëjë boom në arka

Sipas Deadline, aksioni pritet që të fitojë rreth 375 deri në 440 milionë dollarë globalisht, që i dhuron një mundësi shumë të mirë që ta tejkalojë Furious 7 që në vitin 2015 ka fituar 397.7 milionë dollarë.

Në SHBA dhe Kanadë filmi do të ketë hapjen më të madhe paraverore, ku do të shfaqet në 4.304 kinema, duke tejkaluar edhe “Batman v. Superman: Dawn of Justice” që u shfaq në 4.242 kinema gjatë vitit të kaluar, shkruan rtv21.tv.

Ky është filmi i parë ku nuk do të paraqitet ylli Paul Walker që vdiq në një aksident tragjik me veturë në vitin 2013. Aktorë të rinj që i janë shtuar filmit janë Charlize Theron, Helen Mirren dhe Kurt Russell e Scott Eastwood.

Filmi shfaqet premierë gjatë ditës së premtë./21Media