Fati i qetë pas debutimit të tij

Fati i qetë pas debutimit të tij

Pas debutimit të tij për ekipin e parë, Ansu Fati foli për herë të parë në një intervistë për Barça TV.

17-vjeçari tregoi se ndihet i lumtur që ka debutuar me një klubi si Barcelona, ndërsa nuk ka fshehur dëshirën për të qëndruar gjithë jetën në Camp Nou.

Gjithmonë kam dashur të jem këtu. Kjo ka qenë ideja ime që nga fillimi dhe shpresoj se mund ta kaloj tërë jetën time këtu”, ka thënë  Fati.

Talenti afrikan ka shtuar se asgjë nuk ka ndryshuar që nga debutimi i tij.

Jam i qetë, duke u përpjekur të bëj gjëra normale. Këta (lojtarët e ekipit U19 dhe ekipit B) janë shokët e mi të skuadrës dhe do të vazhdojnë të jenë”, përfundoi ai.