Mendimi i Vidalit për Fatin

Mendimi i Vidalit për Fatin

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal ka thënë se sulmuesi Ansu Fati ka një të ardhme të ndritshme në “Camp Nou”.

Fati ka impresionuar të gjithë pasi ka arritur të shënojë dy gola dhe të bëj një asistim, gjë që ka fituar edhe vëmendjen e yllit të skuadrës, Lionel Messi.

I të njëjtit mendim është edhe kiliani, i cili beson që në të ardhmen spanjolli do të jetë një ndër lojtarët më të mirë.

“Është shumë i ri, por ka treguar shumë kualitete. Duhet të jemi të qetë, t’i ndihmojë dhe më e rëndësishmja ta mbrojmë. Duhet të përgatitet që të jetë një ndër më të mirët. Sot mund ta shihni sa i rëndësishëm është”, ka deklaruar ai.

Vidal ka folur edhe për francezin Ousmane Dembele, i cili ka marrë karton të kuq në ndeshjen e fundit ndaj Sevillas.

“Jam i sigurt që do të bëjë më të mirën. Të gjithë lojtarët me eksperiencë po i japin këshilla. E di ndjesinë që po luan për klubin më të mirë në botë. Ka bërë disa gabime. Ka kualitetet që i nevojiten për të pasur sukses te Barcelona”, ka përfunduar ai.