Aktorja e lumtur në krahët e bashkëshortit

Aktorja e lumtur në krahët e bashkëshortit

Aktorja turke, Beren Saat e njohur për rolin e saj në serialet shumë të shikuar “Fatmagyl” dhe “Kosem” ka arsye shumë të madhe për të festuar.

Çifti Kenan Doğulu dhe Beren Saat po festojnë përvjetorin e martesës së tyre, shkruan rtv21.tv.

“Fatmagyl” në llogarinë e saj “Instagram”, ka publikuar një fotografi ku shihet në krahët e bashkëshortit duke ia falur një puthje. E më këtë fotografi 34-vjeçarja ka një dedikim të veçantë për burrin 44-vjeçar në përvjetorin e katër të martesës.

“Gëzuar ❤️💛💙💜 Ken! Të dua deri në hënë! # 4vjetmartesë”, ishte urimi i Beren.

Çifti u lidhën në vitin 2012 ndërsa u martuan në vitin 2014 në Malibu./21Media