Bukuroshja turke po bëhet nënë

Bukuroshja turke po bëhet nënë

Aktorja e njohur turke, Beren Saat është shtatëzënë. Të paktën kështu shkruan CNN turk. Ky medium raporton se lajmin për mediat turke e ka bërë të ditur gazetari Bilal Özcan, përcjell rtv21.tv

Ajo dhe bashkëshorti i saj, Kenan Douglu janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti u lidhën në vitin 2012 për tu martuar në vitin 2014 në Malibu.

Bukuroshen  turke e njohim për shumë role në telenovela nga më të popullarizuarat ku ajo shfaqej në rolet kryesore, si në”Fatmagyl”, “Kosem”, “Dashuri e ndaluar” e të tjerë./21Media