Beren Saat në lidhje me DJ e njohur

Beren Saat në lidhje me DJ e njohur

Aktorja e mirënjohur turke, Beren Saat rrëmbeu dashurinë e shikuesve që nga fillimi i serialit “Fatmagyl”.
Ajo është shumë e veçantë në stilin e saj të aktrimit, kështu duke u bërë një ndër aktoret më të kërkuara në Turqi. Ani pse duket shumë e re në pamje, bukuroshja turke ka 35 vjet, transmeton rtv21.tv

Në mediat turke qarkulloi lajmi se ajo dhe këngëtari i njohur turk, Kenan Dogulu në muajin korrik i dhanë fund martesës së tyre 5-vjeçare.

Por,  si duket 35-vjeçarja ka filluar lidhjen e saj të re ani pse ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë në lidhje me këtë.

Mirëpo paparacit së fundmi e kapën ‘mat’ aktoren përkrah artistit të njohur Dj Magës. Sipas mediave turke, Beren është prezente thuajse në të gjitha koncertet e Dj Magës, dhe se kanë një afërsi të madhe mes vete. /21Media