"I bëj ftesë publike z. Fatmir Limaj që të rikthehet në PDK"

“I bëj ftesë publike z. Fatmir Limaj që të rikthehet në PDK”

Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së, Ismail Syla, i cili është edhe këshilltar i Presidentit Hashim Thaçi, i bëri ftesë publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajt që të kthehet në PDK.

Syla përmes një statusi në Facebook u shpreh se nëse anëtarësia e Nismës do të ishte në PDK në zgjedhjet e 6 tetorit, atëherë do të dilnin fitues Partia Demokratike e Kosovës.

“Sonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20 vjetorin e themelimit si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit po ta kishte me vete anëtarësinë e shtëpisë së saj, të NISMA-s.
I bëj ftesë publike z. Fatmir LIMAJ që të rikthehet në PDK.
URIME 20 vjetori gjithë anëtarësisë besnike të Partisë Demokratike të Kosovës.”, ka shkruar Syla në Facebook.

ME SHKASSonte, Partia Demokratike e Kosovës, përkundër angazhimit supermaksimal nga LDK dhe VV, ka mund ta shënojë 20…

Gepostet von Ismail Syla am Donnerstag, 10. Oktober 2019

Nisma Socialdemokrate ( fillimisht Nisma për Kosovën) u formua në shkurt të vitit 2014 nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi. Këta dy paraprakisht ishin anëtarë të Partisë Demoraktike të Kosovës, por për shkak të pakënaqësive që u shkaktuan brenda, Limaj dhe Kransiqi u larguan nga PDK, duke marrë me vete disa prej anëtarëve të kësaj partie dhe formuan Nismën.

Në zgjedhjet e 6 tetorit Nisma Socialdemokrate sipas rezultateve preliminare nuk arriti ta kalojë pragun, përderisa PDK pas 12 vitesh në pushtet u radhit e treta./21Media