Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë

Ditëlindjet janë data të veçanta për secilin njeri, e ato bëhen më të bukura kur festohen për një ditë me dikë që e keni për zemër. Rastësitë janë të rralla por një rastësi e ëmbël i ndodhi edhe ish Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ai sot po feston ditëlindjen e tij të 68-të së bashku me nipin e tij, i cili e mban emrin e gjyshit, shkruan rtv21.tv.

Por, për të nuk është vetëm një ditë feste por është edhe një gëzim i dyfishtë. Ish-kreu i LDK-së për këtë ditë të veçantë ka thurrur disa vargje shumë mbresëlënëse./21Media

Për Fatmirin në Ditëlindjen e Parë

Ti një vjet unë gjashtëdhjetëetetë,
Të njejtën datë kemi ardhë në këtë jetë,
Unë në kohë të rënda – në robëri,
Ti në ditë gëzimesh – në Liri

Ti Fatmir e unë Fatmir,
Ec e shtyhemi cili më i mirë,
Që në fillim unë e humb këtë garë,
Kohë e yte tash ka ardhë.

Shumë ditëlindje vijnë e shkojnë,
Shtatin tënd do ta burrnojnë,
Mendje kthjelltë e plot gjallëri,
Kështu të don gjyshi ty!

Paq shumë gëzime Nipi im,
U rritsh pa brenga, burrë e trim,
Këso vargjesh gjithmonë rradhita,
Me dashni gjyshi për mbesa e nipa !

Prishtinë 23 Tetor 2019