Fatmir Spahiu feston ditëlindjen pranë familjes së tij

 
Për aktorin Fatmir Spahiu muaji dhjetor përpos festave të fundvitit përkon edhe me një festë tjetër, ditëlindjen.
Aktori ka mbushur sot 40 vjet.
Ditëlindjen ai e ka festuar pranë familjes së tij dhe disa fotografi i ka ndarë me ndjekësit e tij.
Ai ka thënë se edhe pse e ka larguar ditëlindjen nga rrjetet sociale, shumë nga shoqëria e tij u kujtuan dhe ia uruan ditëlindjen.
“Edhe pse ditelindjen moti e kam hjek nga rrjetet sociale, ka shume miq, shok e shoqe qe u kujtuan me m’shkru e me ma uru. Nejse edhe banka. Nuk thone rasisht qe familja nuk do te thote gjithmone vetem lidhje gjaku. Familja jane krejt ata qe ti ndjen dicka per ta dhe ata per ty, e une ne kete aspekt, jam shume i pasur. Falemnderit krejtve. Ju dua”, ka shkruar aktori në Facebook.

Fatmir Spahiu u lind më 18 dhjetor të vitit 1981 në Bjello Pole, Mal të Zi. Është njëri prej aktorëve më të njohur të brezit të tij. Fatmir Spahiu kreu shkollën fillore dhe gjimnazin në Gjilan, ndërsa diplomoi në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në degën e Artit Dramatik dhe ishte në klasën e profesorëve Ilire Vinca dhe Faruk Begolli. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Deri më tani ka luajtur në shumë shfaqje nëpër teatre të ndryshme të Kosovës, në shumë filma të metrazhit të shkurt dhe në disa të metrazhit të gjatë./21Media

Back to top button