Bufi tregoi detaje rreth kësaj ftese

Bufi tregoi detaje rreth kësaj ftese

Aktori i njohur, Fatmir Spahiu ose siç e njohin të gjithë me emrin, Bufi është njëri prej aktorëve më  të dashur për publikun shqiptar, shkruan rtv21.tv

Bufi përmes një postimi në Facebook, ka treguar se ai do të marrë pjesë në “Eastern Neighbours Film Festival” në muajin nëntor.

Pra, këtë aktori e ka bërë të ditur në mënyrë qesharake duke thënë se ai është ftuar në Hagë.

“Miq, dua te ju njoftoj qe keto dite jam ftuar per ne Hage. Festivali ne te cilin do te marim pjese eshte i nje rendesie te veçantEastern Neighbours Film Festival
Cold November / Nëntor i ftohtë do te shfaqet ne mes datave 6-10 Nentor 2019 ne njeren prej sallave me te veçanta te Hages! Per daten e sakt ju njoftoj me kohe“, ka shkruar Bufi në Facebook.

Ky postim i Bufit ka marrë komente të shumta nga shoqëria e tij, të cilët e kanë pyetur se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit a po të akuzuarit. /21Media