Pas koncertit në Tiranë, Faydee vjen edhe në Prishtinë

Pas koncertit në Tiranë, Faydee vjen edhe në Prishtinë

Këngëtari australian, Faydee, i cili krahas shumë këngëve të suksesshme njihet për hit-këngën  “I need Your love” do të mbajë koncert në Prishtinë.

Koncerti i këngëtarit Faydee do të mbahet më 19 korrik, në Parkun e Gërmisë, ndërsa ky organizim po përkrahet nga Komuna e Prishtinës.

Biletat do të dalin në shitje nga nesër në disa prej kafeve më të frekuentuara të Prishtinës.

Ndryshe, organizator i koncertit është Fatos Geci i cili është edhe mik shumë i mirë i Faydee./21Media