FBI-ja ripublikon fotot e sulmit të 11 shtatorit

Janë ripublikuar fotografitë e sulmit të 11 shtatorit mbi Pentagon

Fotografitë e nxjerra pas sulmit mbi Pentagon të 11 shtatorit 2001 janë rishfaqur në websajtin e FBI-së, gjashtë vite pas publikimit të parë.

Të 27-të fotografitë tregojnë ekipet shpëtuese dhe hetuesit teksa kërkojnë në gërmadha.

Këto fotografi për herë të parë u publikuan në vitin 2011. Sipas një të ashtuquajturi gabimi teknik fotografitë qenë zhdukur nga websajti për një periudhë të pacaktuar, pohon zëdhënësja e FBI-së, Jilian Stickels.

Back to top button