Kërkohet që deptutetë ta votojnë në seancën e radhës ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata

Kërkohet që deptutetë ta votojnë në seancën e radhës ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është e zhgënjyer dhe e befasuar me hezitimin e disa deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të mos e kaluar Ligjin për Tatimin e të Ardhurave në Korporata në Kuvend, përkatësisht amendamentin, i cili do t’i hapte rrugë Ligjit të Sponsorizimit në fushën e sportit, kulturës e rinisë.

Me këtë veprim të deputetëve sporti, përkatësisht basketbolli kosovar vetëm se e ka bërë një hap prapa, duke marr parasysh gjendjen financiare në klubet kosovare, ku mungesa e sponsorëve në disa vitet e fundit është kryekëput e lidhur me mosmiratimin e këtij ligji dhe amendamenti”, thuhet në reagim.

FBK iu bën thirrje të gjithë deputetëve ta mbështesin këtë ligj dhe ta votojnë në seancën e radhës dhe kështu me votën e tyre të bëhen pjesë e zhvillimit të sportit kosovar.